Përfundon numërimi, PS fiton Bashkinë e Durrësit me diferencë të thellë

Durrësi

Përfundon numërimi, PS fiton Bashkinë e Durrësit me diferencë të thellë

Më: 7 mars 2022 Në ora: 15:00
Kandidatët për bashkinë e DUrrësit

Përfundon numërimi i të gjitha kutive për Bashkinë e Durrësit.

Pas numerimit të 337 kutive, kandidatja e Partisë Socialiste, Emiriana Sako është shpallur fituese në këto zgjedhje me 39157 vota ose 57.6  për qind të tyre.

I dyti u rendit Ardian Muka i koalcionit “Shtëpia e Lirisë” me 20831 vota ose 30.7%, dhe i treti Luan Hoti i PD me 7937 vota ose 11.7%.

Fituesja e këtyre zgjedhjeve Emiriana Sako ka falenderuar të gjithë qytetarët që morën pjesë në zgjedhje, duke u shprehur se do të vazhdojë t’i shërbejë qytetit dhe qytetarëve të Durrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat