20-vjeçarja humbet kontrollin e mjetit, plagoset pasagjeri dhe vetë drejtuesja

Durrësi

20-vjeçarja humbet kontrollin e mjetit, plagoset pasagjeri dhe vetë drejtuesja

Më: 13 mars 2022 Në ora: 22:03
Foto ilustrim

Një 20-vjeçare është plagosur këtë të diel në mbrëmje në Durrës, pasi ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte.

Policia njofton se e reja me iniciale R.K. ka dalë nga rrugë me mjetin e saj dhe është përplasur me trafikndarësen.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:30, në lagjen nr.13, në zonën e Plazhit. Të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën kanë mbetur shoferja dhe pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi me iniciale L. K.

Nuk dihet nëse ka qenë gabim në drejtimin e mjetit apo shkaqe të tjera që shkaktuan aksidentit. Hetimet pritet të hetojne dhe të zbardhin ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat