I dënuar për trafik droge në Belgjikë, kapet në Durrës 27 vjeçari

Durrësi

I dënuar për trafik droge në Belgjikë, kapet në Durrës 27 vjeçari

Më: 29 mars 2022 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Specialistët e Seksionit Operacional në Durrës, në vazhdim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe trafiqeve, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Antwerp”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:  M. B., 27 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Antwerp, Belgjikë, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafik i paligjshëm i substancave narkotike dhe psikotrope”, të parashikuara nga Kodi Penal belg.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 08.01.2022, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, në njohje të vendimit të Gjykatës së Apelit Antwerp, Belgjikë, vendim i cili do të ekzekutohet në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat