"Kushte skandaloze në fasoneri", Sindikata në Durrës: Ka ndërhyrje, hetimet nuk shkojnë asnjëherë në fund

Durrësi

"Kushte skandaloze në fasoneri", Sindikata në Durrës: Ka ndërhyrje, hetimet nuk shkojnë asnjëherë në fund

Më: 29 mars 2022 Në ora: 14:54
Ilustrim

Nisur nga rasti i helmimit të punonjësve në një ndërmarrje në Durrës, Sindikata atje ka denoncuar kushtet vështira në të cilat punon ky sektor. Madje, Sindikata hedh akzua edhe ndaj autoriteteve për hetime jo të plota.

Të paktën 5 punonjëse të një ndërmarrje në autostradën Tiranë-Durrës përfunduan në spital pasi u helmuan në vendin e punës.

Sindikata e Përgjithëshme e Durrësit denoncoi të martën kushtet e vështira në të cilat punon kryesisht sektori fason.

"Fasoneritë nuk kanë kushte higjieno-sanitare, nuk zbatohet kodi i punës, janë të pambrojtur dhe nga Sindikatat. Nuk ka ligj për Sindikatat që të na lejojnë të hyjmë brenda, nuk hyjmë dot, nuk lë pronari i ndërmarrjes."

Madje, Sindikata shkon edhe më tej me akuzat duke thënë se drejtuesit e kompanive ndërhyjnë shpesh herë për të mbuluar përgjegjësitë.

"Dje aty është ndërhyrë dhe për ti nxjerrë shpejt nga spitali."

Hedhin akuza edhe ndaj institucioneve shtetërore për mos-hetim të plotë të rasteve.

"Organet ligjzbatuese që gjobisin, që bëjnë ligjin, nuk ndërhyjnë. Hetimet nuk bëhen tamam."

Veç ilaçit kundër minjve, siç pretendojnë vetë gratë që u helmuan një ditë më parë, dyshimet janë se shkak mund të jenë bërë edhe solucione që përdoren në fabrikë apo për dezinfektim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat