Aksident i trefishtë në Durrës, një i plagosur

Durrësi

Aksident i trefishtë në Durrës, një i plagosur

Më: 29 mars 2022 Në ora: 20:34
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në qytetin e Durrësit, ku si pasojë ka mbetur një person i plagosur.

Sipas policisë B. S, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi automjet, dhe për pasojë automjeti i tij është përplasur me automjetin me drejtues B. C, dhe më pas me automjetin me drejtues shtetasin V. D.

Si pasojë ka mbetur i plagosur një nga drejtuesit e mjeteve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, shtetasi B. S., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi automjet, dhe për pasojë automjeti i tij është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe më pas me automjetin me drejtues shtetasin V. D.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi B. S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat