Sekuestrohet një kilogram heroinë në portin e Durrësit

Durrësi

Sekuestrohet një kilogram heroinë në portin e Durrësit

Më: 5 prill 2022 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Një kilogram heroinë është sekuestruar mëngjesin e sotëm në portin e Durërsit. Kjo sasi është zbuluar gjatë një kontrolli të një kamioni që ndodhej i sekuestruar në Portin e Durrësit në kuadër të operacionit policor ‘ATTEMPT’.

Ky operacion kishte nisur që në 26 qershor 2021, nga policia Shkodër, ku u sekuestruan 17 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë dhe u vu në pranga drejtuesi i kamionit, shtetasi S. P.

Në vijim të veprimeve specialistët kanë marrë informacion se në kamionin e sekuestruar në portin e Durrësit, gjatë operacionit “ATTEMPT”, në qershor 2021, mund të kishte përsëri lëndë narkotike dhe ushtruan kontroll të imtësishëm në kamionin tip “Scania”.

Pas ndërhyrjes me mjete prerëse, në shasinë e kamionit u bë e mundur gjetja e një sasie tjetër lënde të dyshuar narkotike heroinë, me peshë 1 kilogramë.   Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit të arrestuar S. P. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Çfarë ndodhi me 26 qershor?

Policia e Shkodrës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ka kaluar për kontroll në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, një kamion me targa shqiptare që po qarkullonte në drejtim të Malit të Zi.

Për një kontroll më të specializuar, kamioni që drejtohej nga shtetasi S. P., 56 vjeç, është shoqëruar në portin e Durrësit, ku është kontrolluar nga Task Forca permanente e përbërë nga strukturat hetimore të policisë së Durrësit.

Nga kontrolli i specializuar rezultoi se në kamion ishin fshehur rreth 17 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat