“20 euro në pasaportë”, i riu tenton të korruptojë policin për të kaluar kufirin

Durrësi

“20 euro në pasaportë”, i riu tenton të korruptojë policin për të kaluar kufirin

Më: 16 prill 2022 Në ora: 10:35
“20 euro në pasaportë”

Procedohet penalisht një shtetas që tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, që të kalonte kufirin.

Shërbimet e Policisë Kufitare Port Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të mitëdhënies.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit është kaluar për kontroll më të detajuar shtetasi Xh. T., 28 vjeç, banues në Durrës, i cili kishte mangësi në dokumentacion.

Gjatë kontrollit të detajuar të dokumentacionit, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar një kartmonedhë me prerje 20 euro.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi Xh. T., 28 vjeç u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat