U tërhoq zvarrë për vdekje nga vinçi/ Ky është i riu që punonte në Portin e Durrësit

Durrësi

U tërhoq zvarrë për vdekje nga vinçi/ Ky është i riu që punonte në Portin e Durrësit

Më: 16 prill 2022 Në ora: 23:59
Rufan Belshaku

I riu në foto është Rufan Belshaku, 19-vjeçari që humbi jetën në mënyrë tragjike teksa punonte në Portin e Durrësit.

Belshaku ndodhej në terminalin e kontejnerëve në portin e Durrësit, në momentin që u tërhoq zvarrë nga vinçi dhe gjeti vdekjen e menjëhershme.

Sot, një ditë pas ngjarjes tragjike, policia njoftoi edhe arrestimin e tre personave që punojnë në Portin e Durrësit.

Bëhet fjalë për: Rendi Biçaku me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit, Nazmi Varaku me funksion manovrator i makinerisë dhe Bledar Troplini me funksion kryemekanik i ofiçinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat