Call Centeri-i në Durrës u mbyll papritur! Dhjetëra punonjës që mbetën të papunë dalin në protestë

Durrësi

Call Centeri-i në Durrës u mbyll papritur! Dhjetëra punonjës që mbetën të papunë dalin në protestë

Më: 18 prill 2022 Në ora: 11:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Dhjetëra punonjës të një kompanie thirrjesh telefonike (call center) për qëllime tregtare kanë protestuar sot kundër mbylljes së degës në Durrës.

Punonjësit janë njoftuar nga punëdhënësi se dega e Durrësit do të mbyllet dhe se ata duhet të transferohen në Tiranë nëse duan të vazhdojnë punën. Të indinjuar nga kjo situatë që ka vënë në diskutim të ardhurat mujore me të cilët këta punonjës mbajnë familjet e tyre, protestuesit kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për këtë pushim kolektiv nga puna që thyen kontratën e lidhur me punëdhënësin dhe shkel të drejtat e tyre.

Transferimi në Tiranë, sipas tyre, është i papranueshëm pasi kostot e shumta kohore dhe financiare që sjell duhet të mbulohen me të njëjtën pagë që është më e ulët se ajo e operatorëve të Tiranës.

Këta punonjës kanë lidhur kontratë me afat të pacaktuar 11 muaj më parë me kompaninë, por ende pa u mbushur një vit ata rrezikojnë të dalin në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat