Zgjedhjet për kryetarin e PD-së në Durrës, kush janë 3 kandidatët

Durrësi

Zgjedhjet për kryetarin e PD-së në Durrës, kush janë 3 kandidatët

Më: 21 prill 2022 Në ora: 19:37
Ilustrim

Ditën e shtunë do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e PD në Durrës. Zgjedhjet do të jenë sipas parimit një anëtar një votë.

Kandidatët për Kryetar dege të PD-së në Durrës janë: Igli Cara, Ardian Muka dhe Osman Stafa.

Të tre emrat e propozuar nga radhët e demokratëve janë të njohur për qytetin dhe kanë qenë pjesë aktive e jetës politike të Durrësit përgjatë viteve. Të tre kandidatët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në garë përmes postime në facebook ose prononcimeve në media ku edhe janë shprehur në lidhje me situatën politike në vend përgjatë viteve të fundit.

Igli Cara, i cili më parë ka qenë Kryetar i PD në Durrës si dhe deputet në parlament ka vendosur të kandidojë për një pozicion të cilin e ka mbajtur para disa vitesh.

Nga ana tjetër Ardian Muka duket se do të vijojë garën por këtë herë jo për të zënë postin e Kryetarit të Bashkisë, por për të qenë kreu i demokratëve të Durrësit.

E përballë tyre është edhe Osman Stafa i cili gjithashtu ka qenë kryetar i Partisë Demokratike në qytetin e  Durrësit dhe ish punonjës i policisë tatimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat