Durrës/ I dënuar me dy vite burg për mashtrim, arrestohet 53-vjeçari i shpallur në kërkim

Durrësi

Durrës/ I dënuar me dy vite burg për mashtrim, arrestohet 53-vjeçari i shpallur në kërkim

Më: 24 prill 2022 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Një 53-vjeçar i shpallur në  kërkim është arrestuar nga policia e Durrësit.

Arben Kupi, 53 vjeç, banues në Tiranë ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 2 vjet burgim, për mashtrim.

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila e ka dënuar  këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Pas denoncimeve të tjera të bëra nga qytetarët, për mashtrime nga ky shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në mars të vitit 2021, i ka caktuar atij masën e sigurisë "Arrest në burg", për njëjtën vepër penale.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat