Policia ka arrestuar autorin e plagosjes në Durrës mëngjesin e sotëm, 35-vjeçarin Augert Zera.
Është sekuestruar edhe arma e krimit. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm, 26 prill në lagjen numër 8 në Durrës.
Altin Sulku ishte duke punuar në një shtëpi kur u qëllua me pistoletë në këmbë nga 35-vjeçari Augert Zera.
Shkak për ngjarjen u bë një konflikt banal mes tyre. Kjo pasi autori i kërkoi 43-vjeçarit që po punonte në banesën e fqinjit të tij të mos bënte zhurmë.
Pse ngre zërin, ul zërin”, kaq mjaftoi për të nisur sherrin, i cili përfundoi me një të plagosur.
Altin Sulku u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.