Plagosi punëtorin në Durrës se bënte zhurmë, arrestohet autori

Durrësi

Plagosi punëtorin në Durrës se bënte zhurmë, arrestohet autori

Më: 26 prill 2022 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes në Durrës mëngjesin e sotëm, 35-vjeçarin Augert Zera.

Është sekuestruar edhe arma e krimit. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm, 26 prill në lagjen numër 8 në Durrës.

Altin Sulku ishte duke punuar në një shtëpi kur u qëllua me pistoletë në këmbë nga 35-vjeçari Augert Zera.

Shkak për ngjarjen u bë një konflikt banal mes tyre. Kjo pasi autori i kërkoi 43-vjeçarit që po punonte në banesën e fqinjit të tij të mos bënte zhurmë.

Pse ngre zërin, ul zërin”, kaq mjaftoi për të nisur sherrin, i cili përfundoi me një të plagosur.

Altin Sulku u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat