Plagosi me thikë vëllanë, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

Durrësi

Plagosi me thikë vëllanë, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

Më: 27 prill 2022 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Një 20-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi dyshohet se ka plagosur vëllanë e tij.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale E.O. është konfliktuar me vëllanë, 27-vjeçarin me iniciale D.O. dhe më pas e ka goditur me mjetin prerës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13 të qytetit bregdetar, në zonën e Plazhit dhe shkak i sherrit dyshohet të kenë qenë motive të dobëta.

I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat