Atentati ndaj 48-vjeçarit në Durrës, dalin pamjet nga vendngjarja

Durrësi

Atentati ndaj 48-vjeçarit në Durrës, dalin pamjet nga vendngjarja

Më: 18 maj 2022 Në ora: 21:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit Arben Mërkuri (Ismaili), 48 vjeç.

Për pasojë shtetasi Arben Mërkuri u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra  ndërroi jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Gjithashtu Mërkuri është një person me precedentë të mëparshëm penalë pasi në vitin 2016-të  ai sëbashku me Landi Muharremi dhe Skënder Krahjan u arrestuan pasi dhunuan biznesmenin libanez të ndërtimit, Faadi Mitri.

Njoftimi i policisë

Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit A. M.(I.), 48 vjeç.

Për pasojë shtetasi A. M.(I.) u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat