Nis “lufta” për shezllonet në Shqipëri: Përleshje në plazhin e Durrësit

Durrësi

Nis “lufta” për shezllonet në Shqipëri: Përleshje në plazhin e Durrësit

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 16:36
Shqipëria

Ndarja e hapësirave të plazheve vijon të sjell konflikte mes qytetarëve në vendin tonë. Në Durrës tre persona janë konfliktuar fizikisht për shkak të mosmarrëveshjeve për ndarjen e parcelave të plazhit.

Sezoni i ri turistik ka nisur me problemet e vjetra të ndarjes së plazhit në Durrës.

Tre persona kanë menduar që parcelat e plazhit t’i ndajnë jo sipas ligjit, por me dhunë.

I.Ç., 52 vjeç, E. Ç., 25 vjeç dhe Sh. M., 26 vjeç të tre banues në Durrës, janë përplasur fizikisht këtë të enjte ndërsa sipas bluve shkak është bërë ndarja e plazhit.

Tre personat e përfshirë ndërkohë u vunë nën hetim për veprat penale  “Plagosja e lehtë me dashje”, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës” dhe “Vetëgjyqësia”.

Ndarja e hapësirave të plazheve, ka shkaktuar në jo pak raste konflikte fizike mes personave të ndryshëm në vendin tonë, ngjarja më e rëndë mbetet ajo në Velipojë, ku mesnatën e 27 qershorit 2021, 4 persona mbetën të vdekur dhe 2 të plagosur, pas konflikteve për parcelat e plazhit mes dy familjeve atje.

Prej disa vitesh në vendin tonë për të zotëruar një parcelë plazhi Ministria kërkon që bizneset të aplikojnë online, për të për fituar hapësirën, ndërsa vit pas viti e gjithë procedura është shoqëruar edhe me akuza ndaj ministrisë për ndarjen e padrejtë të plazheve.

Për shumë LINKU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat