Arrestohet 35-vjeçari në Durrës/ Rrahu bashkëshorten dhe vjehrrin, i dëmtoi edhe makinën

Durrësi

Arrestohet 35-vjeçari në Durrës/ Rrahu bashkëshorten dhe vjehrrin, i dëmtoi edhe makinën

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 35-vjeçar i cili ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe babait të saj.

Autori i ka dëmtuar edhe automjetin vjehrrit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, shtetasin A. H., 35 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehërrit të tij, si dhe i ka dëmtuar këtij të fundit, automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat