Fluks i lartë hyrjesh në portin e Durrësit, mijëra persona mbërritën paraditen e sotme

Durrësi

Fluks i lartë hyrjesh në portin e Durrësit, mijëra persona mbërritën paraditen e sotme

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Edhe këtë fundjavë vijon fluksi i personave dhe automjeteve që hyjnë në vend përmes portit detar të Durrësit.

Paraditen e sotme kanë mbërritur me tre tragete të linjës afro 4400 persona dhe 1165 mjete. Në mbrëmje pritet të mbërrijnë dy tragete të tjera me afro 2500 udhëtarë.

Ndërkaq e diela pritet të sjellë një tjetër fluks në hyrje të udhëtarëve, kryesisht shqiptarë që jetojnë në Itali, pasi i paraprin festës së Fjetjes së Virgjëreshës Mari (Ferragosto), një festë tipike italiane që shoqërohet me një periudhë pushimi në vendin fqinj.

Pas kësaj fundjave, me mbarimin e sezonit veror fluksi në Durrës do të kthehet në kahun e kundërt të lëvizjes.

E diela e kaluar shënoi numrin më të lartë të udhëtarëve që kanë hyrë në vend përmes portit detar të Durrësit në një ditë, rreth 10 mijë persona, ndërsa në korrik përmes kësaj pike kufitare hynë në vend afro 85 mijë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat