Protestë në Durrës! I prishën shtëpitë për ndërtimin e rrugës, banorët e ish-kënetës kërkojnë bonusin e qerasë

Durrësi

Protestë në Durrës! I prishën shtëpitë për ndërtimin e rrugës, banorët e ish-kënetës kërkojnë bonusin e qerasë

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Banorë të zonës së ish-kënetës, shtëpitë e te cilëve do të prishen në funksion të infrastrukturës rrugore që do të ndërtohet në zonë, protestuan sot para bashkisë së  Durrësit.

Prej muajsh ata kanë braktisur shtëpitë por nuk kanë marrë bonusin e qirasë, duke u përballur me vështirësi  ekonomiko-financiare.

Vendimi për prishjen e shtëpive të tyre erdhi menjëherë pas fillimit të punimeve për ndërtimin e lagjes së re në Spitallë për të dëmtuarit nga tërmeti.

Megjithëse prej 3 muajsh të detyruar kanë lënë shtëpitë e tyre, familjet nuk kanë marrë bonusin e premtuar.

Sipas banorëve, një nga pretendimet që ngrenë zyrtarët e bashkisë për mosdhënien ende të bonusit të qirasë është se banesat nuk janë shembur ende, po ndërkohë banorët kanë hequr prej tyre gjithccka për t’i hapur rrugë shembjes.

Vonesat në dhënien e bonusit të qirasë janë kthyer në shqetësim edhe për familjet e dëmtuara nga tërmeti. Mbi 3000 familje që e përfitojnë atë kanë gjithashtu 3 muaj pa marrë bonusin, ndërsa qëndrojnë në pritje të rindërtimit të banesave të tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat