​Muzeu Arkeologjik i Durrësit do t’i nënshtrohet rikonstruksionit pas dëmeve nga tërmeti

Durrësi

​Muzeu Arkeologjik i Durrësit do t’i nënshtrohet rikonstruksionit pas dëmeve nga tërmeti

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Qendra Muzeore Durrës lajmëroi sot se Muzeu Arkeologjik do të mbyllet mbrëmjen e datës 27 shtator, ora 19.00, dhe do të qëndrojë i mbyllur deri në tetorin e vitit të ardhshëm për shkak të renovimit pas dëmeve nga tërmeti.

Ndërhyrja synon t’i jep një pamje, funksion dhe vizion të ri muzeut më të madh arkeologjik në Shqipëri.

Rikonstruksioni do të kthejë në të vizitueshëm edhe katin e dytë të kësaj godine muzeore që mban mijëra objekte dëshmi të qytetërimit tonë, që nga antikiteti dhe në faza të tjera të historisë së qytetit dhe zonës përreth.

Gjatë këtij viti, muzeu është vizituar nga mbi 12 mijë persona, vendas e të huaj, si dhe shumë delegacione diplomatike./tch

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat