Durrës/ Mbytet aksidentalisht në det 60-vjeçari

Durrësi

Durrës/ Mbytet aksidentalisht në det 60-vjeçari

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Një 60-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Durrësit, ku dyshohet se është mbytur aksidentalisht teksa po lahej në det.

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet G.Z ishte banues në Sektor Rinia dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacione paraprake

Durrës/Rreth orës 11:45, në Sektor Rinia, Durrës, dyshohet se aksidentalisht është mbytur në det shtetasi G. Z., rreth 60 vjeç, banues në Sektor Rinia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat