Çmenden durrsakët, rrahin nënat dhe gratë

Durrësi

Çmenden durrsakët, rrahin nënat dhe gratë

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Tre durrsakë dhe një krutan janë arrestuar pasi akuzohen për veprën penale “Dhunë në familje”.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë:

-M. Ç., 39 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;

-Xh. T., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;

-A. B., 23 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;

-P. H., 61 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat