Detaje nga plagosja me armë zjarri në Durrës, 40-vjeçari me precedent penal

Durrësi

Detaje nga plagosja me armë zjarri në Durrës, 40-vjeçari me precedent penal

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Në orët e para të mëngjesit të së premtes ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore një 40-vjeçar i plagosur me armë zjarri.

D.B., është qëlluar me armë pas një konflikti në lagjen 17 të qytetit të Durrësit, pranë shërbimit zjarrfikës.

Nga veprimet e para hetimore paraprake të kryera ka rezultuar se 40-vjeçari D.B., dyshohet të jetë plagosur nga shtetasi G.P., 28 vjeç, i shpallur në kërkim nga policia.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit. I plagosuri njihet si person me precedentë penalë nga policia e Durrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat