E rëndë/ Aksident me vdekje në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

Durrësi

E rëndë/ Aksident me vdekje në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Një 50-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e një aksidenti të ndodhur te “Shkëmbi i Kavajës.”

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur shtetasi B. H., 18 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi B. B., rreth 50 vjeç (punonjës pastrimi dhe gjelbërimi), i cili në momentin e përplasjes, ishte duke pastruar.

Gjithashtu, nga përplasja janë dëmtuar shtetaset F. D., 20 vjeçe dhe L. P., 20 vjeçe, pasagjere në këtë automjet, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat