Aksident në Durrës, dërgohet tek Trauma 67-vjeçari

Durrësi

Aksident në Durrës, dërgohet tek Trauma 67-vjeçari

Më: 9 janar 2023 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Një 67-vjeçar nga Durrësi u aksidentua paraditen e sotme në qytetin bregdetar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit, rreth orës 10:30 të së hënës, te rruga e re, paralel me rrugën e portit.

Një mjet i drejtuar nga një 37-vjeçar me banim në Kosovë ka aksidentuar rëndë shtetasin  Anton B. Banor i lagjes ku ndodhi aksidenti, ai ka qenë duke ecur kur është goditur nga mjeti. Pas ndihmës së parë në spitalin rajonal të  Durrësit, i plagosuri është dërguar te Spitali i Traumës në Tiranë ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Një tjetër aksident automobilistik ndodhi në të njëjtën rrugë një ditë më parë, të dielën ku nga përplasja e dy automjeteve mbeti i plagosur një burrë rreth të 60-ve i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës, ndërsa policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit një 34-vjeçar nga Tirana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat