Plagosje më thikë në Durrës, reagon policia

Durrësi

Plagosje më thikë në Durrës, reagon policia

Më: 21 janar 2023 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Një plagosje me armë të ftohtë thikë ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit në Durrës.

Nga të dhënat paraprake rezulton se i dëmtuari është 51-vjeçari me iniciale A.L. ndërsa autori është shtetasi me iniciale G.GJ, 38-vjeç.

Ai ndodhet momentalisht në urgjencë pasi u shoqërua nga policia dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës(thikë), një 38-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në Komisariatin e Policisë 51 vjecari.

Rreth orës 16;30, në vëndin e quajtur “Stacioni i trenit”, në lagjen nr. 4 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis shtetasit G. Gj., 38 vjeç dhe shtetasit A. L., 51 vjeç, është plagosur me mjet prerës (thikë), 38-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shtetasin A. L.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat