Zbulohet arsenal armësh në Durrës, arrestohet një 46-vjeçar

Durrësi

Zbulohet arsenal armësh në Durrës, arrestohet një 46-vjeçar

Më: 24 janar 2023 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Një arsenal armësh është gjetur i fshehur në një banesë në Durrës, ndërsa është arrestuar një 46-vjeçar dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij.

Policia ka informuar se janë zbuluar dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, prej ku janë sekuestruan 444 bimë narkotike kanabis, 222 llamba elektrike dhe pajisje të tjera që i kanë shërbyer kësaj veprimtarie kriminale.

“Në një ambient me mur të dyfishtë, u gjet i fshehur një arsenal armësh, i përbërë nga 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Këto armë do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për të përcaktuar nëse janë përdorur për ngjarje kriminale të ndodhura më parë; Për këto veprimtari kriminale, u arrestua në flagrancë shtetasi F. K., 46 vjeç, banues në Sallmone, Shijak, si dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi S. K., 43 vjeç, shtetas me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtes pa leje.”, ka informuar Policia e Shtetit.

Megaoperacioni policor është koduar “Krahët e krimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat