Ngrohet koha, nis plazhi në Durrës

Durrësi

Ngrohet koha, nis plazhi në Durrës

Më: 19 mars 2023 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Moti i ngrohtë i kësaj fundjave është shoqëruar me frekuentim masiv të bregdetit. Plazhi i madh i Durrësit, por dhe Golemi e Gjiri i Lalëzit janë pushtuar nga qytetarë të shumtë, që iu drejtuan plazheve për të kaluar orë të këndshme.

Bregdeti i Adriatikut ka ofruar jo vetëm ajër të pastër e jodizuar dhe rreze dielli, por edhe lojëra në rërë. Nuk kanë munguar as ata që janë zhveshur për të shijuar banjat e diellit dhe detit në këtë fund marsi të ngrohtë.

Me gjithë motin e freskët gjatë orëve të natës dhe mëngjesit, ditët e fundjavës sollën pranverën në të gjithë vendin.

Termometri i mesditës ka qëndruar në vlerat tipike të stinës duke shënuar nga 10-14°C në zonat malore deri në 19 – 21°C në zonat e ulëta dhe vijën bregdetare.

Këto vlera pranverore do të vijojnë jo vetëm gjatë javës tjetër, por me ndonjë luhatje të lehtë, do të shënohen deri në fund të muajit mars.

Edhe tabloja e motit të pranverës me kthjellime që ndërpriten nga kalime të shpejta vranësirash do të rezistojë gjatë javës që vjen, përjashtuar ditën e martë e cila do të sjellë reshje afatshkurtra shiu në zonat jugore dhe më pak në zonat qendrore.

Kthjellimet rikthehen të mërkurën për të vijuar gjatë gjithë javës.

Me një parashikim më afatgjatë deri në fund të muajit, përveç datës 21 mars, pritet edhe një episod me reshje afatshkurtra në ditët e fundit të marsit ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë vetëm luhatje të lehta gjatë gjithë periudhës së mbetur të marsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat