“Vendi është në gjendje shoku social dhe ekonomik”, Mediu nga Durrësi: Igli Cara, përfaqësues dinjitoz bashkinë

Durrësi

“Vendi është në gjendje shoku social dhe ekonomik”, Mediu nga Durrësi: Igli Cara, përfaqësues dinjitoz bashkinë

Më: 17 prill 2023 Në ora: 18:43
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u shpreh se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit në Durrës, Igli Cara, është një “përfaqësues dinjitoz” bashkinë.

Mediu deklaroi se Shqipëria gjatë qeverisjes së Edi Ramës është varfëruar dhe kapur nga krimi, ndërsa shtoi se vendi ndodhet në një “gjendje shoku social ekonomik” dhe duhet shpëtuar me votë në 14 maj.

“Kjo është lufta për t’ia kthyer Durrësin e mbarë Shqipërinë qytetarëve shqiptarë. Iglin e kam njohur si qytetar të Durrësit që e do qytetin, që të gjendet në çdo kohë, edhe kur ka pasur pushtet, edhe kur nuk ka pasur. I qëndron gjykimit të fjalës së tij. Kam bindjen se Igli nuk është vetëm një përfaqësues dinjitoz i Durrësit, por i mbarë Shqipërisë. Paratë e korrupsionit janë në shërbim të Plotë të Ramës.

Ky kërcënon për grabitje prone… Ata mendojnë se është në shitje edhe jeta jonë, edhe dinjiteti ynë. Shumë njerëz nga frika druhen të dalin hapur dhe të thonë fjalën e tyre. Ka një shprehje të famshme, që armiku më i madh i lirisë, është skllavi i lumtur. Kështu bëjnë këta, duke na kthyer në skllevër modernë. Fitorja e Iglit do të çlironte edhe frikën në të gjithë Shqipërinë. E kaluara e shtetit monist në Shqipëri, kohës kur partia ishte zot mbi zot nuk është një e kaluar e largët. Kjo e kaluar shikojmë të kthehet çdo ditë, pluralizmi politik është zëvendësuar me pazare politike.

Droga dhe krimi kanë zaptuar vendin. Përpara thotë Rama, por për ku? Drejt varfërisë që ka kapur Shqipërinë? Përpara për shkatërrimin e opozitës dhe të interesit kombëtar? Për t’u bërë ata pronarë të jetës politike, ekonomike dhe mediatike? Qeveria kërkon të shkojë përpara dhe lë pas shqiptarët pa shpresë. Ata dhunohen çdo ditë. Shqipëria është në gjendje shoku social dhe ekonomik. Pushteti lokal është njësoj si në kohën e komunizmit, një zgjatim i Ramës. Zona të tëra rurale janë lënë jashtë vëmendjes. Ata e shohin Durrësin si një plaçkë tregu.

Ka një aleancë mbarëbotërore që po kërkon të na shkatërrojnë. Të flasësh për Shqipëri e komb shqiptar është nacionalizëm. Të flasësh për miqësi me Beogradin është europianizëm. Të thyejmë tabutë duke parë politikanët si zot”, u shpreh Mediu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat