Reshje të dendura shiu, uji “pushton” rrugët në Durrës

Durrësi

Reshje të dendura shiu, uji “pushton” rrugët në Durrës

Më: 25 prill 2023 Në ora: 00:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Reshjet e dendura të shiut, në pak minuta, i kanë vënë disa nga kryqëzimet e rrugëve në Durrës nën pushtetin e ujit.

Për shkak të orëve të vona dhe lëvizjes së pakët të këmbësorëve, situata ka krijuar wshtirësi kryesisht në qarkullimin e automjeteve.

Ky fillim jave është karakterizuar nga mot i paqëndrueshëm në Durrës.

Gjatë pasdites dhe mbrëmjes së vonë ka pasur reshje të herë pas hershme shiu të shoqëruara me erë të fortë dhe shkrepëtima.

Me pushimin e reshjeve pritet që uji të tërhiqet nga rrugët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat