Pushuesit shijojnë fundjavën, mbushin plazhin e Durrësit

Durrësi

Pushuesit shijojnë fundjavën, mbushin plazhin e Durrësit

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 15:03
Durrës

Plot diell dhe temperatura të larta, e diela e parë e qershorit, ka mbushur plazhet e Durrësit me pushues të shumtë që kanë shijuar gjithçka ofron bregdeti dhe shërbimi i mirë.

“Shumë pastër, shumë mirë, hotelet e mira, shumë mirë është”.

“Unë jam nga Berati. Plazhin në fillim është pak pis, por nga thellësia është pastër”.

“Kemi ardhur me një grup nga Gjilani me shoqe dhe thjesht kam ardhur vetëm, nuk besoja se do hyja në ujë, kam menduar se uji është i ftohtë, thjesht të thyej monotoninë”, kanë thënë disa pushues.

Nuk mungojnë as kritikat në lidhje me pastërtinë dhe hapësirat e pakta për plazhe publike, ndonëse këtë vit ato zënë 30 % të sipërfaqes së përgjithshme të brezit të rërës, ose 10 % më shumë se një vit më parë.

“Nuk është në nivel të kënaqshëm, uroj që të jetë në nivel më të mirë. Ka që 20 vite që vij në Tiranë, por pastërti është ajo ku prek dora e shtetit. Këtu është pothuajse e njëjta”, u shpreh një pushues.

Interesi i pushuesve për pushime cilësore dhe të lira është i lartë, ndërsa prenotimet e bëra në hotelet e shumta të bregdetit të Durrësit flasin për një sezon të suksesshëm, që sapo ka nisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat