Emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit/ Serian Mazreku merr detyrën pas ndarjes nga jeta të Edmond Llabanit

Durrësi

Emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit/ Serian Mazreku merr detyrën pas ndarjes nga jeta të Edmond Llabanit

Më: 22 prill 2026 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Serian Mazreku është emëruar drejtor i burgut të Durrësit, duke marrë kështu drejtimin e këtij institucioni pas një periudhe ndryshimesh.

Ai zëvendëson në këtë detyrë Edmond Llabanin, i cili ndërroi jetë pasi pësoi një hemorragji cerebrale më 19 janar.

Para tij, drejtimin e burgut e mbante Indrit Cerloi, i cili u arrestua pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndoci.

Këto zhvillime kanë sjellë disa lëvizje të rëndësishme në drejtimin e institucionit penitenciar në Durrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat