Hapet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, kryeministri Rama mbërrin për ceremoninë e inaugurimit

Durrësi

Hapet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, kryeministri Rama mbërrin për ceremoninë e inaugurimit

Më: 28 prill 2026 Në ora: 10:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas një periudhe të gjatë me dyer të mbyllura për shkak të rikonstruksionit pas dëmeve të pësuara nga tërmeti i vitit 2019, Muzeu do të jetë i hapur për vizitorë të huaj e vendas.

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur pranë Muzeut.

Aty ku pritet të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të këtij objekti kaq të rëndësishëm muzeal që dëshmon civilizimin e lashtë ilir dhe shkëlqimin e qytetit bregdetar në antikitet e më pas.

Në këtë hapje, muzeut i shtohet dhe mozaiku i famshëm “Bukuroshja e Durrësit”, që kthehet më në fund në shtëpinë e vet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat