Në Durrës, u bë Inagurimi i bustit të Kryepeshkopit të Shqiptarëve - Ezarkut të Iliris? Imzot Nolit

Durrësi

Në Durrës, u bë Inagurimi i bustit të Kryepeshkopit të Shqiptarëve - Ezarkut të Iliris? Imzot Nolit

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 21:49
Pamje nga inagurimi

Mes polemikash arrijnë të vendosin bustin - Bazamentin e nisën brenda kishës por autoritetet e kishës thuhet se “ nuk e gelltisnin dot bustin e Nolit brenda kishes ndaj edhe e vendosën jashtë kishës"

DURRES :  Të Premten më 15 Korrik 2016 në oborrin e jashtëm të mKisha Orthodhokse "Apostull Pavli dhe Shën Asti", Durrës  në qytetin e Durrësit, u krye vendosja e bustit të Fan Nolit, kështu shkruan Altin Kocaqi.

Më tej ai shkruan se  “Pas një pune të gjate prej disa vitesh me sakrifica të mëdha, ku edhe u dëbua nga puna, aktivistja Elida Jorgoni ja doli të mundi Kryetarin e Bashkisë së Durrësit edhe peshkopin e Durrësit të cilët nuk e nderonin emrin e Fan Nolit. I pari me mos vendosjen e emrit të Nolit në një rrugë të Durrësit edhe i dyti për pengesën e vendosjen së bustit të Nolit brenda kishës ku ai mbajti meshën e parë në shqip”.

Elida Jorgoni luftoi e vetme si një shqiponjë duke ia dalë me së fundi të fitoi vendosjen emrit të Nolit nje rruge ne Durres  edhe tanime bustin e tij . Bazamentin e nisën brenda kishës por janullatistet nuk e gelltisnin dot bustin e Nolit brenda kishes ndaj edhe e vendosën jashtë kishës.

Arritja e Elidës, shkruan kjo gazetë duhet përshëndetur nga të gjithë patriotet kudo në botë sepse ajo beri atë që ne si shtet e si kombë nuk e kemi bërë për 25 vjetë. Ngritja e këtij busti i ka shkaktuar edhe debimin nga puna Elida Jorgonit. Ky është vendi ynë.
 
Jakup Reka, ka shkruar në statusin e Facebook, me brengë që sjamë aty, se “ Pa disa minutave bëhet inagurimi i bustit të Kryepeshkopit të Shqiptarëve - Ezarkut të Iliris? Imzot Nolit - Por po permendë se më 9 qershor me shokët e mi Rifat Rexhepi, nga Ferizaj, Shkelzen Rexha nga Gjakova, bashkë me miken time Elida Jorgoni, Kryetar e Shoqatës “Foleja Kombëtare Shqiptare” që është meritorja për vendosjen e bustiti, bëmë bekimin e punimeve të bazamentit të bustit 

Reka, shkruan më tej se siç mumd të shihni në fotot, më 9 Qershor bazamenti bëhej mbrenda oborrit të kishës, ndërsa më vonë Janulladjalli i kishës autoqefale joshqiptare (greke), me djajtë e tij të vegjël, ç'vendosi murin e kishës në mënyrë që busti i Imzot Nolit të ngelë jashtë oborrit të kishës. Me këtë veprim, satana i shqiptarëve, mendoi se do t'a sh'kishëroj Imzot Nolin - themeluesin e Kishës Autoqefale Shqiptare, Kryepeshkopin e shqiptarëve, Mitropolitin e Durrësit./B.Sina/

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat