Durres - Banesa që cënojnë shtratin e lumit Erzen nuk do legalizohen

Durrësi

Durres - Banesa që cënojnë shtratin e lumit Erzen nuk do legalizohen

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 14:23
Ilustrim

Një pjesë e mirë e objekteve që u përmbytën kohë më parë, si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Erzen, nuk do të legalizohen.

Bëhet fjalë për rreth 500 objekte të ngritura përgjatë lumit që nuk janë kualifikuara, pasi janë të rrezikuara nga përmbytjet. drejtori i aluizni-t në Durrës, Flamur Gjuzi, sqaroi se për shkaqe sigurie banesat  janë përjashtuar nga procesi i legalizimeve.

Flamur Gjuzi, drejtori i ALUIZNI-t: Po bashkëpunojmë me bordin e kullimit për të marrë konfirmimin e tyre nëse rrezikohen apo jo nga përmbytje, pra cënojnë apo jo shtratin e lumit Erzen.

Sipas Gjuzit, asnjë prej objekteve që kanë një distancë me lumin më të afërt se 100 metra, nuk do të përfshihen në proces.

Flamur Gjuzi: “Nëse kanë largësi 100 metra nga lumi Erzen nuk ka nevojë të marrim konfirmimin e bordit të kullimit pasi janë konform ligjit të legalizimit, por nëse janë nën 100 metra për çdo objekt marrim konfirmim nga objekti i kullimit i cili do të na konfirmojë nëse cënojnë shtratin e lumit Erzen apo jo”

Qindra banesa të ngritura përgjatë shtratit të lumit Erzen u përmbytën gjatë muajit janar si pasojë e prurjeve masive.

E kontaktuar nga Ora News, Bashkia e Shijakut thotë se ka një projekt për rehabilimit e lumit Erzen dhe i bën thirrje ALUIZNI-t që rastet të trajtohen të veçuara, pasi një pjesë e objekteve nuk kërcënohen nga lumi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat