Bllokohen peshkatarët, asnjë anije nuk del në det pa Blue Box

Durrësi

Bllokohen peshkatarët, asnjë anije nuk del në det pa Blue Box

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 12:53
Ilustrim

Mbi 70 anije të peshkimit nuk janë lejuar të dalin në det pa sistemin Blue box, me anë të të cilit qendra operacionale detare kryen monitorimin e mjeteve lundruese.

Ditën e djeshme ka ardhur urdhri për bllokimin e mjeteve të lundrimit që nuk kanë pajisjen GPS dhe të jetë funksionale kur anija del në lundrim.

Por peshkatarët kanë deklaruar se ky është një urdhër abuziv, pasi ata disponojnë pajisje lokalizimi. Kjo nuk është hera e parë që peshkarexhat e Durrësit bllokohen në aktivitetin e tyre.

Disa muaj më parë, menjëherë pas marrjes peng nga marinari egjiptian të peshkarexhës “Celepia 2”, autoritetet forcuan masat e sigurisë, duke mos lejuar asnjë mjet lundrues të dal në det pa qenë i pajisur me aparaturën Blue Box.

Sipas peshkatarëve, një pjesë e mirë e anijëve e kanë në fuksion të plotë sistemin, por për arsye të paqarta nuk janë lejuar të ushtrojnë aktivitetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat