Edhe pse lali Eri paralajmëroi banorët e kryeqytetit dhe u kërkoi atyre të evitonin shkuarjet në Dajt, jo të gjithë e kanë dëgjuar.
Ka pasur nga ata që nuk i kanë rezistuar dot tundimit për të luajtur pak me borën e për të kaluar disa momente të bukura mes bardhësisë.
Mirëpo, problemet që janë shkaktuar nga ngricat dhe reshjet në rrugë janë lehtësisht të dallueshme. Kjo makinë që shikoni në video e ka zbritur me zig-zake malin e Dajtit, duke lënë disa shenja të bukura në rrugë.