Basha fton durrsakët në protestën e 18 shkurtit

Durrësi

Basha fton durrsakët në protestën e 18 shkurtit

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 15:44
Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka deklaruar se askush nuk ka pse të largohet nga Durrësi dhe Shqipëria, për mungesë shprese dhe mundësie, pasi fati i qytetarëve duhet të përcaktohet nga vetë ata përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ai në rrjetin social facebook ka shkruar se sot paradite bisedoi dhe shkëmbeu mendime me të rinjtë durrsakë.

“Pastaj bashkë me ta përshëndetëm qytetarët durrsakë nëpër rrugët e qytetit dhe i ftuam të #NgrihemiBashkë më #18Shkurt.Askush nuk ka pse të largohet nga Durrësi dhe Shqipëria, për mungesë shprese dhe mundësie. Fati i qytetarëve duhet të përcaktohet nga vetë ata përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Vetëm kështu do të kemi një qeveri që qeveris për qytetarët dhe jo për xhepat e politikanëve”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat