Alarmi/ Ç’po ndodh natën në detin e Durrësit, në fshehtësi të madhe? - Bota Sot
Alarmi/ Ç’po ndodh natën në detin e Durrësit, në fshehtësi të madhe?

Durrësi

E enjte, 18 tetor 2018

Alarmi/ Ç’po ndodh natën në detin e Durrësit, në fshehtësi të madhe?

Më: 17 mars 2017 Në ora: 22:31
Eskavatori

Ç’po ndodh në vijën e parë të plazhit të Durrësit, ku blloqe të mëdha betoni hidhen në det?

Kjo është pyetja që ngrenë shumë qytetarë durrsakë që kanë parë lëvizjet e dyshimta të eskavatorëve teksa hedhin në det blloqe gjigante betoni, e çdo gjë kryhet çuditërisht gjatë natës.

E në fakt, kjo është një pyetje që askush deri më sot nga institucionet përkatëse në Durrës nuk i jep përgjigje.

“DurrësLajm” prej dy ditësh po interesohet për të marrë një informacion zyrtar nga ana e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik, se për çfarë arsyesh po ndodh e gjithë kjo dhe nëse është dhënë leje edhe për “betonizimin” e detit, por askush nuk përgjigjet.

Media u interesua edhe pranë Drejtorisë së Urbanistikës në bashkinë e Durrësit, por drejtori Adhurim Qehajaj deklaroi se nuk ishte në dijeni të hedhjes së këtyre blloqeve prej betoni në det, pasi asnjë kërkesë për leje nuk është dorëzuar në këtë drejtori.

Pra, betonizimi i detit nuk po kryhet nga ana e bashkisë së Durrësit. Atëherë nga kush?

Sipas disa burimeve, mësohet se çdo gjë po bëhet me iniciativë të pronarëve të hoteleve e restoranteve që ndodhen në vijën e parë të bregdetit të Durrësit për shkak të një fenomeni natyror që po kthehet në rrezik për ta.

Erozioni detar paraqitet mjaft kritik dhe po përbën një ‘kërcënim’ serioz për këta biznesmenë, pasi deti po u afrohet gjithnjë e më tepër bizneseve që ata kanë ngritur buzë detit.

Vitet e fundit, vihet re se uji ka hyrë shumë në thellësi të tokës duke përfshirë shumë sipërfaqe tokësore. Ky avancim nuk ka pushuar, por është bërë edhe më agresiv. Duke iu refeuar edhe fotove ajrore të bëra për studime të mëparshme shkencore, fenomeni i erozionit ka çuar në avancim të detit dhe kjo duket qartë në vijën bregdetare të Durrësit.

Të parët që vuajnë pasojat, janë ata që kanë ngritur hotele, bare e restorante luksoze. Duke parë që deti po u vjen deri në derë të biznesit, disa prej këtyre pronarëve po hedhin këto blloqe të mëdha betoni për të ndalur disi ‘shfrenimin’ e erozionit.

Por a kanë leje për të kryer diçka të tillë?! Për këtë nuk jep kush përgjigje deri më sot!

Dyshimet më të mëdha lindin edhe për faktin se përse kryhen në fshehtësi gjatë orëve të vona të natës, kur qyteti fle? Por jo të gjithë flenë, ashtu si edhe ata që kanë filmuar këto pamje si në fotot më poshtë!/DurrësLajm/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test