Horror në Durrës, 74-vjeçari godet më sëpatë një 52-vjeçar

Durrësi

Horror në Durrës, 74-vjeçari godet më sëpatë një 52-vjeçar

Më: 2 prill 2017 Në ora: 14:39
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Shijak, ku një persona ka goditur me sëpatë një 52-vjeçar.

Nga se bëhet e ditur nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës ora 19:30, në Likesh,  Shijak, pas një konflikti për motive të dobëta, 74-vjeçari Ahmet Norja ka plagosur me sëpatë, A.Ç. 52 vjeç, banues në Likesh, Shijak.

Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës material, policia i ka sekuestruar mjetin e kryerjes së veprës penale, sëpatë, ndërsa policia ka prangosur 74-vjeçarin.

Në lidhje me ngjarjen, policia thotë se materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat