Bllokohen 26 tonë pula braziliane në portin e Durrësit, rezultuan me salmonelë

Durrësi

Bllokohen 26 tonë pula braziliane në portin e Durrësit, rezultuan me salmonelë

Më: 15 maj 2017 Në ora: 14:38
Ilustrim

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në portin e Durrësit, 26 tonë mishe pule të infektuar me salmonelë dhe që ishte importuar nga Brazili.

Në njoftimin zyrtar të këtij institucioni thuhet:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, referuar  urdhrit 131 datë 4.4.2017 të Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave,” për importin e ngarkesave të produkteve me origjinë shtazore, të importuara nga Brazili, në pikat e inspektimit kufitar”, ka bllokuar një sasi prej 26 ton mish pule, të rezultuara me prezencë të salmonellaspp.

Inspektori i AKU-së në Pikën e Inspektimit  Kufitar Durrës ka bërë bllokimin e kësaj ngarkese me mish pule në PIK  me origjinë nga Brazili, e importuar nga firma importuese AMG më datë 3.5.2017. Nga kjo ngarkesë e bllokuar, janë marrë mostra për t’u analizuar pranë ISUV.

Me daljen e përgjigjeve të analizave nga ISUV më datë 10.5.2017, ka rezultuar se kjo ngarkesë e importuar nga Brazili me mish pule ka prezencë të salmonellaspp.  Sasia e ngarkesës me mish pule, vijon të qëndrojë e bllokuar në PIK Durrës, për procedura të mëtejshme.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  shton se "me përgjegjësi të plotë ndjek hap pas hapi të gjitha procedurat ligjore, për të garantuar sigurinë ushqimore për konsumatorët shqiptarë."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat