U bllokua në Durrës/ 26 ton mish pule me salmonelë do të kthehet pas në Brazil

Durrësi

U bllokua në Durrës/ 26 ton mish pule me salmonelë do të kthehet pas në Brazil

Më: 17 maj 2017 Në ora: 16:17
Ilustrim

Ngarkesa prej 26 ton mish pule, që u bllokua pak ditë më parë pasi rezultoi me ngarkesë salmonele, do të kthehet në Brazil. Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën të ditur ndërkaq se në vend nuk do të hyjne produkte shtazore te importit nga pertej oqeanit, pa u analizuar.

Produktet shtazore qe vijne nga pertej oqeanit nuk do te kalojne doganen pa iu nenshtruar analizave. Autoriteti Kombetar i Ushqimit nuk do t’u besoje me vetem certifikatave nga vendi i origjines, por marrjen e mostrave do ta ktheje ne proces rutine. Drejtori Dritan Sejko deklaron se do te nxjerre nje udhezim te vecante per te perforcuar kontrollet perpara se produktet te dalin ne treg. 

Shqiperia  ka rritur nivelin e sigurise per produktet qe vijne nga Brazili duke mos lejuar kalimin e asnje ngarkese pa e analizuar. Vetem dy dite  me pare ne piken e inspektimit kufitar te Durresit u bllokuan 26 ton mish pule pasi rezultuan me prezence te salmoneles. AKU se bashku me kompanine qe e ka importuar po shohin mundesine per te rikthyer ne vendin e origjines. 

Mbi 400 ton mish derri dhe pule kane mberritur ne Shqiperi nga Brazili dy muajt e fundit. Sipas drejtorit te AKU-se e vetmja ngarkese me problem u blloku pa dale ne treg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat