Popullohet plazhi i Durrësit, pushuesit nga Kosova e Maqedonia i kanë disa kërkesa

Durrësi

Popullohet plazhi i Durrësit, pushuesit nga Kosova e Maqedonia i kanë disa kërkesa

Më: 21 maj 2017 Në ora: 05:10
Durres

Fundjava ka tërhequr në plazhin e Durrësit qindra pushues që nuk kanë pritur më gjatë për t’iu gëzuar diellit dhe detit. Mirëpo, infrastruktura në plazh nuk është ende funksionale, ndërsa punohet për pastrimin e dizinfektimin e rërës. Pushuesit nga vendet fqinj vënë në dukje edhe mungesën e dusheve, WC publike dhe rojes bregdetare.

Ende nuk ka nisur sezoni turistik në Durrës, por fundjava ka populluar plazhin me pushues vendas, por edhe nga kryeqyteti, Kosova dhe Maqedonia. Vija bregdetare e Durrësit është mbushur këtë të shtunë me qindra pushues. Ata shprehen të kënaqur, por kërkojnë më tepër cilësi dhe pastërti përgjatë vijes bregdetare.

Pushuesve që kanë ardhur nga Maqedonia për të kaluar fundjavën në bregdetin e Durrësit vënë në dukje mungesën e infrastrukturës në plazh. Ata kërkojnë që krahas pastërtisë, vija bregdetare të ketë dushet, WC-të publike dhe rojet bregdetare.

Megjithëse plazhistët u gëzohen rrezeve të diellit dhe ujit të detit, vija bregdetare e Durrësit duket se nuk është gati për sezonin e ri.

Ndërmarrja e pastrimit të plazhit po kryen ende pastrimin, plugimin dhe dinsifektimin e rërës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat