Reshje dhe stuhi, përmbytet qendra e Durrësit

Durrësi

Reshje dhe stuhi, përmbytet qendra e Durrësit

Më: 21 maj 2017 Në ora: 12:29
Pamje nga Durrësi

Ka mjaftuar pak minuta reshje shiu dhe një pjesë e rrugëve të qytetit të Durrësit janë bllokuar duke përfshirë këtu edhe qendrën e qytetit.

Një stuhi që ka përfshirë në këto momente qytetin bregdetar ka krijuar vështirësi qarkullimi në rrugët kryesore dhe dytësore të Durrësit. 

Rrugët pranë Bashkisë janë të mbuluara nga shiu, ndërkohë që si pasojë ka probleme me lëvizjen e automjeteve. 

Moti i keq me shtrëngata shiu ka sjellë dhe vonesa në ankorimin e trageteve në portin e Durrësit. 

Image
Pamje nga Durrësi
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat