Kush është e vetmja femër në listën e PD-së Durrës

Durrësi

Kush është e vetmja femër në listën e PD-së Durrës

Më: 28 maj 2017 Në ora: 08:15
Fatbardha Kadiu

Fatbardha Kadiu është e vetmja femër e përfshirë nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha në listën e kandidatëve për deputetë të qarkut të Durrësit. Përveçse është e vetmja femër, Kadiu dallon edhe për faktin se është e vetmja figurë akademike mes një morie figurash me karakter të theksuar politik në PD, të cilët janë përfshirë në listën e qarkut Durrës.

Pedagogia Kadiu mban gradën shkencore Doktor dhe aktualisht është lektore në Universitetin “Aleksandër Moisiu”. Pas përfundimit të studimeve, ajo i është përkushtuar karrierës akademike.

Nga të dhënat e publikuara nga ajo vetë në rrjetin social Facebook, mësojmë se Kadiu ka ndjekur shkollën e mesme në kolegjin turk, ka vijuar studimet në Ege University dhe më pas ka ndjekur studimet pasuniversitare në dy universitete amerikane (atë të Kentakit dhe Georgetown University).

Është e martuar me Lulzim Gjuzi. Duket se Kadiu është tip i rezervuar, pasi edhe në rrjetet sociale nuk ka publikuar foto të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat