Sherr në Durrës mes djalit të ministrit dhe militantëve të PS-së

Durrësi

Sherr në Durrës mes djalit të ministrit dhe militantëve të PS-së

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 14:51
Selia e PS-së

Një tjetër përplasje mësohet se ka ndodhur mes simpatizantëve të LSI-së dhe PS-së. Ngjarja këtë herë ka ndodhur në Durrës, dhe në këtë sherr është përfshirë edhe djali i një ministri.

Përplasja fillimisht ka nisur si debat dhe ka përfunduar në një sherr me grushte.

Pjesë e këtij sherri mësohet se është bërë djali i Lefter Kokës, deputetit dhe ministër i LSI, Arbër Koka me grupin e tij dhe ish drejtori i AKU, Afrim Baka, me grupin e PS.

Sherri ka ndodhur në qendër të qytetit të Durrësit, shumë pranë Pallatit të Kulturës.

Kjo nuk është përplasja e parë që ndodh mes grupeve të PS dhe LSI. Pak ditë më parë sherre me grushte kanë ndodhur edhe në Elbasan, Kuçovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat