Tritoli tek zyra elektorale/ Reagon LSI e Durrësit: Ja kush janë autorët

Durrësi

Tritoli tek zyra elektorale/ Reagon LSI e Durrësit: Ja kush janë autorët

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

 

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku ju vu tritoli një zyre elektorale të LSI-së, ka ardhur reagimi i degës së LSI-së së qytetit bregdetar.

Në reagimin e LSI-së së Durrësit, thuhet se autorët e vërtetë të këtij akti janë rilindësit dhe jo socialistët e ndershëm.

‘Rilindasit ende nuk kanë gjetur kush i vuri tritolin Bashkim Tahirit, babait të Sajes, jo më të gjejnë kush vuri tritolin në zyrën e LSI, Lagjen 18, Durrës, ku vetëm 5 metra më tutje prej 2 ditëve po ruhen kutitë e fletëve të votimit në shkollën e Fizkulturës “Benardina Qeraxhi”.

Ne kishim dhe kemi shumë arsye të besojmë se tritoli gjendet në duart e Rilindasve , por serish kërkojmë drejtësi

Ne besojmë tek socialistët durrsakë të ndershëm, por nuk mund të heshtim para Rilindjes së Krimit në Durrës’, thuhet në reagimin e LSI-së Durrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat