Durrës/ “Luftë” ministrash PS-LSI, ja kush i kryeson listat

Durrësi

Durrës/ “Luftë” ministrash PS-LSI, ja kush i kryeson listat

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 08:51
ilustrim

Një prej qarqeve më të mëdhenj e më të rëndësishëm të këtyre zgjedhjeve, njëkohësht pika më e nxehtë përsa i përket përplasjeve nga radhët PS-LSI është rritur me 1 mandat që prej 4 viteve të kaluara.

Numri i mandatave për deputetë në qytetin e Durrësit, ka kaluar në 14 ndërkohë që janë 3 deputetë të partive kryesore që janë në “luftë” me njëri-tjetrin.

Lista e kandidatëve për deputetë të PS, kryesohet nga Englantina Gjermeni ndërkohë që për LSI, Lefter Koka i cili është përfshirë kohët e fundit në konflikte të vazhdueshme me grupet partiake të PS.

Oerd Bylykbashi është deputeti nga radhët e PD që kryeson listën e kandidatëve për deputetë.

Partia Socialiste është rritur me një mandat nga viti 2009 në krahasim me vitin 2013, ndërkohë që Partia Demokratike ka rënë nga 7 mandate në 2009 në 5 të tilla, katër vite më vonë.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka qëndruar në të njëjtin numër mandatesh, ndërsa Partia Republikane ka patur rritje me një mandat zgjedhjet e 4 viteve më parë në krahasim me vitin 2009.

Fluksi i votuesve në qytetin e Durrësit këto orë të para të mëngjesit ka një reduktim krahasuar me 4 vite më parë, ndërkohë që numërohen 319 qendra votimi.

Sipas raportimeve të gazetarëve të terrenit, në Lagjen 3 mungojnë 300 fletë votimi dhe në njërën prej qendrave të votimit është raportuar se kryetari i komisionit mban 2 vula.

Në njërën prej këtyre qendrave, procesi i votimit është bllokuar, por pritet zhbllokimi sa më i shpejtë.

Kandidatët e PS

Eglantina Gjermeni
Milva Ekonomi
Fidel Ylli
Ilir Ndraxhi
Rolant Xhelilaj
Jurgis Çyrbja
Rrahman Rraja
Klodiana Spahiu

Kandidatët e LSI

Lefter Koka
Nora Malaj
Flamur Gjuzi
Arb Shtylla

Kandidatët e PD

Oerd Bylykbashi
Fatbardha Kadiu
Edi Paloka
Florjon Mima
Agron Duka
Vullnet Topalli
Enri Çeno
Shkelqim Fortuzi

Kandidati i FRD

Sali Shehu

Kandidatët e PDIU

Krenar Lasko
Altin Hoxha

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat