Durrës: Afro 275 mijë udhëtarë dhe mbi 50 mijë autovetura me tragete

Durrësi

Durrës: Afro 275 mijë udhëtarë dhe mbi 50 mijë autovetura me tragete

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 11:58
Durrës

Në periudhën janar – qershor të këtij viti, tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona – Trieste e kthim janë shfrytëzuar nga 274,779  udhëtarë me 50,463 autovetura gjithsej. Sektori i Statistikave në APD bën me dije se shifrat janë më të larta përkatësisht 2 dhe 3 për qind, krahasuar me 6 mujorin e parë të vitit 2016.

Tragetet kanë kryer 448 lundrime, ose 42 më pak se sa në të nejtën periudhë të vitit të kaluar, por numri i udhëtarëve dhe autoveturave në hyrje dhe në dalje nga porti më i madh i vendit ka pasur një rritje prej 2 dhe 3 për qind.

Në Terminalin e Trageteve kanë mbërritur 122.891 udhëtarë me 26.692 autovetura, ndërsa drejt Barit dhe Ankonës janë nisur nga i njejti Terminal 151.888 udhëtarë me 23.771 autovetura.

Numri i autoveturave në hyrje është më i madh se sa në dalje, ndërsa ndodh e kundërta me shifrat e udhëtarëve.

Ndërkaq, rritje ka patur edhe numri i udhëtarëve të huaj që zgjedhin tragetet. Në 6-mujorin e parë të vitit në vazhdim 60.842 shtetas të huaj kanë preferuar të udhëtojnë me tragetet nga/drejt Durrësit.

Gjatë gjysmës së parë të këtij viti tragetet, bashkë me udhëtarët dhe autoveturat, kanë transportuar 406.496 ton mallra të ndryshme, të ngarkuara në kamionë dhe trajlerë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat