4 muaj burg ish-kryetarit të komunës së Rrashbullit, për lejet e ndërtimit

Durrësi

4 muaj burg ish-kryetarit të komunës së Rrashbullit, për lejet e ndërtimit

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 15:13
Hysen Gashi

Gjykata e Apelit në Durrës e ka dënuar me 4 muaj e 15 ditë burg ish-kryetarin e Komunës Rrashbull Hysen Gashin, i cili akuzohet për shpërdorim të detyrës për dhënien e lejeve të ndërtimit.

Gjykata e Shkallës së Parë e kishte shpallur të pafajshëm ish-kryekomunarin.

Hysen Gashi u arrestua në korrik të 2014, ku në bashkëpunim me 6 persona të tjërë u akuzuan për dhënien e lejeve abuzive për 16 pallate në Shkëmbin e Kavajës.

Për Gashin Prokuroria e Durrësit kërkoi 5 vite burg. Së bashku me të pandehurin Gashi, ishin konsideruar përgjegjës edhe 5 ish-zyrtarë të Komunës Rrashbull, për të cilët, pas një shqyrtimi gjyqësor me procedurë të shkurtuar, ata u shpallën fajtorë nga gjykata e Durrësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat